![Тројцата потписници на Колективниот договор](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-06/1_NASLOVNA_Potpisuvanje_KD_850X411_photoshop.jpg?itok=EuZyHS97)
Më 3 qershor 2021, u nënshkrua Marrëveshja e re Kolektive për punonjësit në Entin Shtetëror të Revizionit, e cila rregullon të drejtat dhe detyrimet e punonjësve. Në ceremoninë e organizuar në ambientet e ESHR-së, marrëveshja u nënshkrua nga Kryerevizori Shtetëror mr.Maksim Acevski, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Drejtorisë, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (UPOZ), Peco Grujoski dhe Kryetari i organizatës themelore sindikale të ESHR-së (OSO e ESHR), Mijalçe Durgutov.
Kjo Marrëveshje kolektive rregullon të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punonjësve në ESHR, si dhe mënyrën e arritjes së të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga punësimi. Marrëveshja e re kolektive për punonjësit e ESHR-së lidhet për një periudhë dy vjeçare me mundësinë e zgjatjes së saj me një marrëveshje me shkrim mes dy palëve pjesë të marrëveshjes.