![On line работилница организирана од Советот на ЕУ](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-04/Sostanok_Sovet_Evropa_850x408_PHOTOSHOP.jpg?itok=qtd7DS77)
Me ftesë të delegacionit të monitorimit të Kongresit të Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës (KALRE), të udhëhequr nga znj. Svitllana Preverten, bashkësekretare e Komitetit për Monitorim, më 20.04.2021 u mbajt mbledhja onllajn me përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit.
Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit u udhëheq nga kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, mr. Liljana Stojanova, këshilltare e kryerevizorit shtetëror dhe Marina Bllazhevska, ndihmëse e kryerevizorit shtetëror të cilat janë kompetente për revizionin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të themeluara nga pushteti qendror.
Përveç bashkësekretares znj. Preverten, si pjesë e delegacionit të monitorimit të Kongresit të Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës morën pjesë edhe dr. Brid Kvin, anëtar i grupit të ekspertëve të pavarur për Konventën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, z. Harald Bergman dhe z. Zdenek Broz, raportues në monitorimin e demokracisë lokale në vend pranë KALRE-së.
Lëndë e interesit të misionit të monitorimit ishin masat e ndërmarra për zbatimin e rekomandimeve nga Kongresi i 329-të i mbajtur në vitin 2012 në pjesën e demokracisë lokale në vendin tonë, si dhe masat e ndërmarra për implementimin e rekomandimeve nga revizionet e kryera nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Gjatë mbledhjes, kryerevizori shtetëror iu referua ndryshimeve në rregullativën juridike dhe ndikimin e tyre në financimin e NJVL-së, koordinimin institucional gjatë miratimit të ndryshimeve në rregullativën ligjore e cila drejtpërdrejt ndikon në punën e NJVL-së. Mes tjerash, në mbledhje u diskutua edhe për gjendjen financiare në të cilën gjenden komunat, ndikimi i krizës me COVID-19 në punën e NJVL-së, si dhe procedura për mbikëqyrjen financiare të NJVL-së.
Përfaqësuesit e misionit të monitorimit u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin me Entin Shtetëror të Revizionit dhe për informacionet e dhëna të cilat janë të domosdoshme për përcaktimin e gjendjes faktike.