![Делегација на ЕУ во Македонија](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2021-02/FOTO_EU_850X406_PHOTOSHOP.jpg?itok=-jpdDB1v)
Enti shtetëror për revizion i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është institucion shfrytëzues në projektin e përbashkët i titulluar si ,,Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikqyrja parlamentare’’ (MK 18 IPA FI03 20. Projekti do të realizohet në bashkëpunim me Enti Shtetëror i Revizionit të Kroacisë dhe Zyra Kombëtare e Revizionit të Bullgarisë, si tvining partner nga vendet anëtare të BE-së.
Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i efikasitetit dhe ndikimit të revizionit të jashtëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimet specifike të këtij projekti janë përmisimi i revizionit të jashtëm përmes harmonizimit të vazhdueshëm të kornizës ligjore, zhvillimit të mjeteve metodologjike, si dhe përforcimi i kapaciteteve të Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) për kryerjen efektive të revizionit të jashtëm në vend.
Përveç kësaj, projekti ka për qëllim ta përmirëson mbikqyrjen e kuvendit për mjetet publike dhe ta përmirëson bashkëpunimin ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për nevojat e realizimit të projektit në kohë zgjatje prej 21 muajve (shkurt 2021 – 31 tetor 2022) Delegacioni i BE-së në RMV shpall konkurs për dy vende pune – Asistent të këshilltarit të përhershëm të tvining projektit ,,Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikqyrja parlamentare’’.
Detajet për konkursin që do të zgjatë deri më 15.02.201 mund t’i gjeni në lidhjen më poshtë.
https://eeas.europa.eu/delegations/republic-north-macedonia/92818/node/92818_sq