![Институт за овластени ревизори](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2020-10/1_OOOI_NASLOVNA_2020_850X390_photoshop.jpg?itok=fj8MfnQg)
Me ftesë nga Instituti i Revizorëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit, morën pjesë në aktivitetin për përmirësimin e vazhdueshëm në aspektin e profesionalizmit të revizorit të autorizuar me temën ,,Sfidat dhe perspektivat në profesionin e revizionit’’, si pjesë e bashkëpunimit të përbashkët dhe i aktiviteteve reciproke që vinë prej Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim.
Hapja e këtij aktiviteti u hap nga Kryetari i Institutit të revizorëve të autorizuar z. Dragan Dimitrov, i cili i përshëndeti pjesëmarrësit dhi ju dëshiroj sukses dhe punë të frytshëm. Menjëherë pas tij, me fjalim hyrëse ju drejtua edhe kryerevizori shtetëror z. Maksim Acevski i cili theksoj se nga ky aktivitet pret kontribut për forcimin e aktiviteteve dhe përpjekjeve të përbashkëta në zbatimin e sfidave të ardhshëm të cilët lajmërohen në profesionin e revizionit.
Në këtë drejtim, kryerevizori shtetëror iu referua pjesës së ndryshimeve që rrjedhin nga digjitalizimi bashkëkohor në sektorin publik, duke i theksuar sfidat e ardhshëm të revizionit cilët janë në drejtim të përkushtimit të fortë për:
- Sigurimin e mbikëqyrjes së jashtëm të pavarur për arritjen e qëllimeve të dakorduar në nivel kombëtar, përfshirë edhe ato cilët janë të lidhur me Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm;
- Veprimi dhe përgjigje efektive në revizion në korrelacion me mundësit e ri të cilat i ofron përparimi i teknologjisë;
- Forcimi i ndikimit të ISR për llogaridhënie dhe transparencë të menaxhimit publik.
Gjatë ditës së parë të aktivitetit, me prezantimet e veta në rolin e ligjëruesit në mënyrë aktive u kyçin edhe përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit z. Branisllav Gulev dhe znj. Tanja Janevska, të cilët përmes prezantimit i përfshinë dhe analizuan standardet më të rëndësishëm ndërkombëtare të revizorëve për kryerjen e revizionit shtetëror, rregullave të përcaktuar me kodin e etikës të INTOSAI-të, si dhe të akteve ligjore dhe nënligjore të cilët e rregullojnë mënyrën e kryerjes së revizionit shtetëror.
Në aktivitetin dyditor, përveç përfaqësuesve nga Instituti i Revizorëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë dhe Entit Shtetëror të Revizionit, përfaqësues kishte edhe nga Ministria e Financave, Shoqatës së Revizorëve të Brendshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues nga revizioni komercial.