![Raporti Vjetor](/sites/default/files/styles/a_slider_850/public/2020-07/RAPORTI_VJETOR_2019_naslovna_850X393_PHOTOSHOP.jpg?itok=92PkPwJZ)
Enti Shtetëror i Revizionit publikoj ,,Reaportin Vjetor për punën ESHR-së për vitin 2019’’. Edhe për kundër sfidës me të cilën u ballafaqua institucioni në kuartalin e fundit të vitit 2019 dhe gjendjes me virusin korona e cila filloi në kuartalin e parë të vitit 2020, ESHR-ja e realizoj plotësisht programin e punës.
Në vitin 2019 ESHR-ja realizoi gjithsej 54 revizione me të cilat u përshinë 174 subjekte lëndë të revizionit. Si rezultat i revizioneve të realizuar janë nxjerr gjithsej 90 raporte të përfunduar të revizionit, edhe ato : 74 raporte të revizionit të rregullshmërisë, 5 raporte të realizuara të revizionit të pajtueshmërisë, 6 raporte nga revizionet e realizuara të suksesit, 2 raporte nga revizioni follow up dhe 3 raporte të realizuara të revizionit të elementeve specifike, llogaritë ose zëra në raportet financiare.
Raporti Vjetor për vitin 2019 përmban 826 gjetje të përcaktuar dhe gjithsej 498 rekomandime. Gjatë revizioneve u konstatuan dobësi në punën e subjekteve të cilët ishin lëndë të revizionit si dhe në rregullativën ligjor për të cilën ESHR-ja ka dhënë mendim rekomandime për përmirësimin e gjendjes.
Me revizionet e realizuara në vitin 2019 është rritur fushëveprimi i shpenzimeve të reviduar në bazë të mjeteve totale buxhetorë, ndërsa ndjeshëm janë përmirësuar edhe treguesit për zbatimin e rekomandimeve të revizorëve, që e vërteton se kontributi i ESHR-së në drejtim të përforcimit të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë gjatë shpenzimeve të mjeteve publike po bëhet gjithnjë më e rëndësishme.
Gjithë përmbajtja e Raportit Vjetor për revizionet e realizuara dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2019 ( versionet në gjuhët maqedonase/ shqipe/ angleze) mundë ti merrni nga linçet si vijojnë