Duke vepruar në pajtim me Vendimin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerje dhe dhënie të sendeve të tundshme për shfrytëzim të përhershëm Komunës së Makedonski Brodit të miratuar më 08.10.2019, me numër 45-3508/1, revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski, duke e përfaqësuar Entin Shtetëror të Revizionit dhe kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, z. Zhivko Siljanoski më 25.12.2019, nënshkruajtën Marrëveshje për dhënien e sendeve të tundshme për shfrytëzim të përhershëm, dhe atë:
| Emri i sendit të tundshëm | Lloji (modeli) | Sasia (copë) | |
| 1. | Kompjuter portativ | Lenovo SL500 | 3 | 
| 2. | Kompjuter personal | DELL Optiplex GX360 | 5 | 
| 3. | Monitor | DELL E170S | 5 | 
| 4. | Printer | Xerox 3435 | 1 | 
Me këtë marrëveshje, ndërsa në kënaqësinë e të dy palëve, Komuna e Makedonski Brodit e fitoi të drejtën e shfrytëzimit të përhershëm mbi pajisjet e lartpërmendura.
Në të ardhmën, si praktikë e Entit Shtetëror të Revizionit, do të dhurohen për shfrytëzim të përhershëm sende të subjekteve nga sektori publik ose shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet të cilat e shprehin nevojën prej saj, me çka do të sigurohet shfrytëzimi i tyre ekonomik dhe përkatës.
 
 
     
 
 
